Aksident me pasojë një të vdekur, makina përplas këmbësorin, humb jetën 41-vjeçari (EMRI)

Oct 6, 2024 | 10:21
SHPËRNDAJE

Një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të diele (6 tetor), në rrugën kombëtare Burrel-Klos.

aksident kamez

Raportohet se 41-vjeçar u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit.

Leonard Doçi po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos-Burrel kur është goditur nga automjeti tip Benz më drejtues 19-vjeçarin Ergis Selimi.

Leonard Doçi është transportuar me urgjencë për në spitalin e Burrelit por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë 19 vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit ku paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura