Një aksident ka ndodhur paditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, ku një mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit, 40-vjeçarja me iniciale M.Sh ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Siç shihet edhe në pamje, mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës. 40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen dokumentimin e ngjarjes. Kthesa në fjalë është shumë e rrezikshme ku edhe barrierat anësore të hekurta janë dëmtuar dhe shqyer nga daljet e shpeshta të makinave nga rruga në këtë pikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al