VIDEO/ Aksident në autostradën Fier-Vlorë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Përfundon në spital drejtuesja (EMRI)

Oct 1, 2024 | 20:20
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja, e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë  për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura