Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina del nga rruga! Shoferi përfundon në spital

Oct 22, 2024 | 17:55
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor është regjistruar sot gjatë mesditës në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Pusit te Mezinit.

Pamje nga aksidenti
Pamje nga aksidenti

Burime bëjnë me dije se një makinë tip BMW ka dalë nga rruga për arsye ende të paditura.

Nga aksidenti mbeti i lënduar shoferi i mjetit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Siç shihet edhe në foto makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura