Aksident në bypass-in e Rrugës së Arbrit, tre të lënduar

Sep 20, 2024 | 19:39
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (20 shtator) në bypass-in e Murrizit.

polici-ambulanca-naten

Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të lënduar 3 persona, 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në aksidentin, i cili ka bllokuar qarkullimin në këtë aks duke shkaktuar radhë kilometrike.

“Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura