Aksident në Ersekë/ Humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe pasagjerja

Oct 13, 2024 | 16:24
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Ersekë, ku drejtuesi i një mjetit ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka dalë nga rruga.

ambulanca-1-780x405-1-500x260

Sipas informacioneve të para, drejtuesi me iniciale A .K dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere, kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ersekë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura