Aksident në Lushnjë, 3 persona të lënduar nga përplasja e dy mjeteve

Sep 30, 2024 | 9:27
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Lushnjë. Policia bën me dije se dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën në aksin Berat-Lushnjë.

aksident1-770x406

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe një pasagjere.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:00, në aksin rrugor “Berat-Lushnjë”, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura