Aksident në Lushnjë, makina përplas një person dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Mar 3, 2024 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Tre urat – Garbjan, në Lushnjë.

ambulanca-naten-620x350-780x439-770x433-1 (1)

Një mjet ka përplasur një person, i cili mendohet të jetë endacak. Pasi e ka përplasur, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, po punon për identifikimin e mjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura