Aksident në Pogradec/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, dy të lënduar

Oct 3, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”. Një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

auto_aksidentt-policia1565541255-590x354-1

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura