Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre godet edhe trafikndarësen! Raportohet për disa të lënduar

Oct 19, 2024 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Lin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete teksa njëri prej tyre nga goditja e fortë është përplasur me trafikndarsen.

Është kërkuar ndihma e ambulancës së Pogradecit e cila ka dhënë ndihmën e parë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët por që sipas burimeve nuk kanë dëmtime serioze.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po zbardh rrethanat e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura