Aksident në Sarandë! 15-vjeçari me monopatinë përplaset me makinën, adoleshenti përfundon në spital

Nov 17, 2024 | 16:57
SHPËRNDAJE

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik është përplasur me një makinë.

ambulanca naten

Aksidenti ka ndodhur ditëm e djeshme në rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë.

Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.11.2024, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura