Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nga përplasja e mjeteve, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit janë shtetasit me iniciale Xh. Sh. dhe M. T., të cilët ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e përplasjes së mjeteve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al