Aksident në Tiranë, drejtuesi i motorit përfundon në lumin Lana teksa po i ikte policisë! Ja si paraqitet gjendja e tij

Sep 11, 2024 | 16:41
SHPËRNDAJE

Një motor ka përfunduar pasditen e sotme (11 shtator) në lumin Lana. Mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa drejtuesi i motomjetit po tentonte t’i shmangej kapjes nga policia.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Drejtuesi i motorit ishte person në kërkim. Ai tashmë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura