Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësoren, e lënduara përfundon në spital

Oct 15, 2024 | 14:08
SHPËRNDAJE

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë (15 tetor)  në rrugën Transballkanike, afër qendrës së qytetit të Vlorës. 

aksident vlore

Burime për Panorama Online bëjnë me dije se automjet ka goditur një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë.

Menjëherë pas njoftimit, ambulanca ka mbërritur për t’i ofruar ndihmën mjekësore dhe për ta transportuar atë në spitalin e Vlorës.

Aktualisht, nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura