Aksident tragjik/ Kamioni përplaset me autobusin! Humbin jetën 24 pasagjerë

Oct 26, 2024 | 20:25
SHPËRNDAJE

Të paktën 24 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion mallrash në një autostradë në shtetin Zacatecas të Meksikës, thanë autoritetet lokale.

aaaaaa

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur autobusi që transportonte pasagjerë është përplasur me pjesën e pasme të kamionit që transportonte misër.

Guvernatori i shtetit David Monreal konfirmoi të dhënat dhe premtoi të mbështesë viktimat dhe të afërmit e tyre.

Një zyrtar lokal tha për Reuters se po vazhdojnë përpjekejet për të nxjerrë trupat që përfunduan në luginë si pasojë e përplasjes së fortq. Pamjet e postuara në faqet e mediave sociale tregojnë forcat e shpëtimit dhe të sigurisë, duke rrethuar zonën dhe duke transportuar viktimat.

Autobusi ishte nisur për në Ciudad Juarez, një qytet kufitar në shtetin e Chihuahua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura