Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Evias në Greqi, ku në një aksident automobilistik kanë ndërruar jetë tragjikisht dy të rinj të moshës 20-vjeçare.
Makina në të cilën udhëtonin dy viktimat është përplasur me një kamion në Lampsakos të Kalkidës, me pasojë vdekjen e menjëhershme.
Dy persona të tjerë në makinë kanë mbetur të plagosur lehtë. Siç raportohet nga mediat greke, përplasja ishte aq e rëndë sa makina u shndërrua në një grumbull metali të prishur.
Siç raporton eviathema.gr, tragjedia është edhe më e madhe pasi 20-vjeçari i cili ndërroi jetë si pasojë e përpasjes, kishte humbur babanë e tij vetëm një muaj më parë, më 3 gusht, ndërsa ditën e nesërme ishte caktuar përkujtimi 40-ditor i të ndjerit.
Po ashtu, i riu ishte edhe lojtar i AO Apollon Eretria, ku 20-vjeçari ishte bashkuar më 26 korrik dhe kishte shprehur dëshirat për një sezon të mbarë.
Në një reagimin për ndarjen e papritur nga jeta të sportistit të tyre të ri, ata e kanë cilësuar atë si një sportist të jashtëzakonshëm.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Drejtoria e Qarkullimit në Kalkidë, ndërsa komuniteti vendas shpreh zi për humbjen e jetëve të dy të rinjve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al