Policia ka arrestuar drejtuesin e një prej mjeteve, që u përfshinë dje në një aksident rrugor në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku viktimë mbeti Martin Kastrioti, ndërsa dy të tjerë u lënduan.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën shtetasi M. K., informojmë se në përfundim të veprimeve hetimore, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””, njofton policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al