Aksidenti në Fier/ I riu ndërron jetë në spitalin e Traumës! 21-vjeçari ishte duke udhëtuar me motor (EMRI)

Nov 2, 2024 | 20:50
SHPËRNDAJE

I riu i cili u aksidentua mesditën e sotme në rrugën Fier-Vajkan ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Screenshot_1

Për fat të keq 21-vjeçari i identifikuar me emrin Klajdi Hatija nuk i mbijetoi plagëve.

Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 13:25, kur një makinë u përplas me motorin me të cilin po udhëtonte 21-vjeçari. Shoferi i makinës u shoqërua në polici.

Klajdi Hatija
Klajdi Hatija

“Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 13:25, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, shtetasi M. Ç., duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Si pasojë e përplasjes 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia më herët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura