Aksidenti në Korçë/ Kush 60-vjeçari që u përplas për vdekje, identifikohet drejtuesi i automjetit (EMRAT)

Sep 12, 2024 | 20:22
SHPËRNDAJE

Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë e aksidentin të sotëm (12 shtator) në Korçë, pasi u përplas për vdekje.

korca aksident

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.

35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura