Homazhe në nderim të gazetares së “News 24”

Jul 14, 2014 | 10:00
SHPËRNDAJE

Enkelejda Skenderasi

UPDATE- Homazhe per nder te gazetares se Korces, Enkelejda Skenderasi ndare dje nga jeta ne nje aksident automobilistik, nderkohe qe ishte ne krye te detyres.

Homazhet nisën në orën 12:00 dhe po zhvillohen në Teatrin A. Zako Çajupi. 

Mes duartrokitjesh nga qindra qytetare arkivoli i mbuluar me lule hyri në teatrin e qytetit të Korçës. Aty ku familjarët, miqtë, kolegët e gjithkush që e njohu e vlerësoi po i japin lamtumirën e fundit.

Rreth orës 14:00 trupi i pajete i gazetares që humbi jetën në krye të detyrës do te percillet drejt baneses se fundit.

***
Korrespondentja e Korçës për televizioni News 24, Enkelejda Skënderasi është ndarë nga jeta mesditën e kësaj të dielë në krye të detyrës. Gazetarja ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga. 

Aksidenti tragjik ndodhi sot në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po shkonte në një aktivitetet së bashku me kolegë të tjerë për të filmuar aktivitetin e “100 vjetorit të Panaritit”. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte gazetarja ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi. Gazetarja Skënderasi 29 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme.  

Enkelejda Skënderasi ka lindur nr qytetin e Korçës më 1 tetor të vitit 1985. Pas përfundimit të studimeve në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin ‘Fan Noli’ të qytetit juglindor Enkelejda do të niste të ushtronte profesionin e gazetares. Fillimisht në media lokale. Në tetor të vitit 2009, Enkelejda do të niste punë si gazetare e TV Neës 24 ku mbulonte me informacion gjithë Qarkun e Korcës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura