Gjykata greke e Apelit ka dënuar me 16.6 vite burg, 27-vjeçarin shqiptar të akuzuar për përplasjen për vdekje me makinë të 21-vjeçares Emmanuela, në rrugën Egnatia, në Selanik, në nëntor 2022.
27-vjeçari shqiptar u shpall fajtor për veprën penale të drejtimit të mjetit me pasojë vdekjen e vajzës së re.
“Sot është përvjetori i varrimit të Emmanuelës dhe sot është edhe vendimi i dënimit të njeriut që e vrau”, tha nëna e 21-vjeçares, pasi vendimit të gjykatës për shqiptarin që përplasi për vdekje të renë dhe u largua nga vendngjarja, aksident i ndodhur në nëntor 2022.
“Sot Emmanuela u shfajësua. Vrasësi u dënua me 16.5 vjet burg. Drejtësia bëri atë që duhej të bënte”, theksoi Kelly Kampaki.
Nëna e Emës, sa i përket deklaratës së shqiptarit tha se “Ishte gënjeshtër. Ai tha prapë se ajo doli papritur në rrugë, nuk po vraponte… Pas pak do të na kërkojë të rregullojmë makinën që i kemi dëmtuar dhe do të na dërgojë faturën”, u shpreh me ironi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al