Aksion si në filma/ Shikoni momentin kur makina që transportonte një të burgosur sulmohet nga një tjetër mjet! Vriten dy policë! Arratiset i dënuari

May 14, 2024 | 20:03
SHPËRNDAJE

Dy oficerë burgu janë vrarë pas një sulmi në një autokolonë që mbante një të burgosur, i cili raportohet se është arratisur.

amra france arratisje

Tre persona të tjerë janë plagosur rëndë pas raportimit të “sulmit me makinë” në një autostradë në Incarville në rajonin Eure në Francën veriperëndimore, shkruajnë mediat e huaja

Siç thuhet më tej, disa persona përdorën dy automjete për të synuar autokolonën, ka thënë një burim policor për agjencinë franceze të lajmeve AFP.

Personi i cili është arratisur është një burrë i quajtur Mohamed Amra.

Ai ishte paraqitur para një gjykatësi këtë mëngjes i akuzuar për tentativë vrasjeje. Sulmi në furgonin e burgut ndodhi ndërsa ai po transportohej përsëri në burg në Evreux.

Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm i Francës, ka thënë se “disa qindra oficerë policie” janë vendosur për “të gjetur këta kriminelë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura