“Aksioni i opozitës, akt simbolik nga pafuqia!”- Përplasjet në Kuvend, Lubonja: Po shkojmë drejt tiranisë së maxhorancës! Bëhet Komisioni Antikorrupsion kur…

Oct 3, 2024 | 22:21
SHPËRNDAJE

“Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës”, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja, lidhur më aksionin e sotëm opozitar, ku deputetët demokratë të përjashtuar, të cilët nuk u lejuan të futeshin në seancë plenare, bllokuan hyrjen për kolegët socialistë dhe u përplasën me punonjësit e gradës.

lubonja

I ftuar në emisionin Opinion në Neës 24, Lubonja tha se opozita sot me përplasjen në Kuvend bëri një akt simbolik, nga pafuqia, ndërsa maxhoranca sipas tij, ka me vete oligarkët dhe bashkëpunon me krimin.

“Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak”, tha ai, ndërsa shtoi se q”everia po bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni”.

Fatos Lubonja: Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Demokracia është dialog dhe parti do të thotë pjesë. Nga 2017 ka pësuar mutacion të keq. Më herët ka pasur një ekuilibër mes partive, ka pasur edhe rotacion.

Reforma në drejtësi që gjoja u bë për drejtësi të pavarur për mua është bërë për të eliminuar opozitën. Gjëja kryesore që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe në ekonomi.

Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak. Ndërkombëtarët reagojnë për karriget dhe jo për gjëra të tjera më të rënda. Rama bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni. Nëse nuk i del përpara kush, Rama do na shkelë të gjithëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura