Aktori i famshëm turk me pushime në Shqipëri, publikon videon: U ndjeva si në shtëpinë time

Sep 4, 2024 | 19:36
SHPËRNDAJE

Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya ka zgjedhur që disa ditë pushime t’i kalojë në Shqipëri.

erkan

Bëhet fjalë për yllin e telenovelave turke, Erkan Petekkaya, i cili ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën.

Mesa duket është mahnitur jo vetëm nga bukuritë e Rivierës shqiptare, por edhe nga mikpritja e njerëzve.

Ai ka publikuar në video në Instagram nga kryeqyteti, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura