Aktori i njohur Ylber Bardhi, duket se ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni modeste me Albina Dylën.
Çifti kanë festuar ditën e tyre të veçantë me miqtë dhe të afërmit të cilët kanë udhëtuar deri në Las Vegas posaçërisht për ta.
Lajmin e ndau vetë aktori teksa postoi në rrjetet e tij sociale një foto me partneren e cila shfaqet me fustan të bardhë si edhe një foto me miqtë pjesëmarrës në event.
“Të martuar! Përgjithmonë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve që udhëtuan në Las Vegas për të festuar ditën tonë të veçantë,” ka shkruar Ylberi krahas fotove që ka publikuar.
Ajo çfarë u duk mjaft interesante ishte se pas ceremonisë çifti kanë shkuar në club për të festuar.
Në një video të cilën aktori e ka postuar në ‘InstaStory’, dyshja shihen duke kërcyer këngën e famshme “Gasolina”.
Gjatë një momenti, nusja moderne, Albina, velloja e së cilës i ngjan më shumë një truporeje shihet të bëjë ‘twerk’ para partnerit të saj, veprim i cili ka shkaktuar të qeshura dhe brohoritje tek miqtë e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al