Akuzat për trafikim s*ksual, Sean ‘Diddy’ Combs i refuzohet lirimi me kusht për herë të dytë! Avokatët ofruan 50 milionë euro garanci pasurore, por nuk u pranua pasi…

Sep 19, 2024 | 9:27
SHPËRNDAJE

Sean “Diddy” Combs i është refuzuar lirimi me kusht për herë të dytë pasi ai përballet me disa akuza, duke përfshirë trafikimin seksual, posedimin e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

diddy

Gjykatësi i qarkut amerikan, Andreë L Carter, tha se qeveria kishte vërtetuar “me prova të qarta dhe bindëse se nuk ka asnjë kusht” që do të garantonte sigurinë e komunitetit dhe se reperi dhe manjati i muzikës nuk do të përsërisë veprat për të cila akuzohet.

54-vjeçari u deklarua i pafajshëm pasi u arrestua për herë të parë nga oficerët në hotelin Park Hyatt në Manhattan, Nju Jork, të hënën.

Avokatët e Combs ofruan një paketë garancie prej 50 milion dollarësh në këmbim të lirimit të tij në paraburgim në shtëpi me monitorim GPS dhe kufizime të rrepta se kush mund ta vizitonte.

Duke argumentuar për ta mbajtur atë pas hekurave, prokurorja Emily Johnson i tha gjykatësit se Combs kishte një histori të gjatë të frikësimit të akuzuesve dhe dëshmitarëve të abuzimit të tij të dyshuar.

Një aktakuzë ligjore e lëshuar pas arrestimit të Combs detajonte akuzat që datojnë në vitin 2008, duke e akuzuar atë për abuzim, kërcënim dhe shtrëngim të grave për vite me radhë “për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura