Akuzohet për trafikim s*ksual e prostitucion, gjykatësi refuzon lirimin me kusht të Sean “Diddy” Combs, reperi dërgohet në paraburgim

Sep 17, 2024 | 22:59
SHPËRNDAJE

Reperi Sean “Diddy” Combs iu refuzua lirimi me kusht dhe u dërgua në paraburgim pasi u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale për akuzat e mashtrimit, prostitucionit dhe trafikimit seksual.

WhatsApp Image 2024-09-17 at 22.55.30

Gjykatësi i seancës së sotme, Robyn Tarnofsky dha vendimin pas një debati të gjatë midis ekipeve ligjore nëse Combs ishte një rrezik arratisjeje nëse lihej i lirë pas arrestimit.

Prokurorët kishin argumentuar se pasuria e tij e madhe, gati 1 miliardë dollarë, pasja në pronësi e një avioni privat dhe natyra serioze e akuzave, nënkuptonin se ai ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm për komunitetin dhe mund të përpiqej të shmangte drejtësinë.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, i tha gjykatës se Combs ishte në terapi dhe ishte një kandidat i mirë për arrest në shtëpi, të cilin mbrojtja e kishte kërkuar në këmbim të një garancie prej 50 milionë dollarësh.

Prokurorët pretendojnë se Combs përdori perandorinë e tij të madhe të biznesit për të kërcënuar, sulmuar dhunshëm dhe detyruar gratë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.

Arrestimi në Manhattan pasoi bastisjet në dy nga pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në mars si pjesë e një hetimi në vazhdim për trafikimin seksual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura