Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Elbasanit për pushimin e çëshjtes ndaj Florenc Çapjas, i akuzuar për tentativë vrasje të ish-policit Fadil Mema, vendim që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit.
Trupa gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni shqyrtuan rekursin e prokurorisë, që kundërshtonte pushimin e çështjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Fadil Memës, ish-efektivit të rrugores.
Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga qelia.
Fadil Mema, ish-oficer i Policisë së Shtetit u vra në mars të vitit 2015 në Itali. 54-vjeçari, i cili prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash u ekzekutua me gjashtë plumba pistole në sytë e bashkëshortes.
Dyshimet për këtë vrasje ranë mbi familje Çapja. Kjo pasi Fadil Memës iu bë një atentat në vitin 2006 kur ishte efektiv i Policisë Rrugore.
Ai u qëllua në qytetin e Elbasanit dhe autor u identifikua Florenc Çapja. Ngjarja ndodhi në prani të familjarëve të ish-efektivit të policisë, të cilët identifikuan edhe autorin e ngjarjes,
Fadil Mema u dërgua në spital dhe u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa Florenc Çapja, dy orë pas ngjarjes, u prangos nga policia.
Megjithatë ish-efektivi u vra me armë zjarri mbrëmë në Torino të Italisë tre vite pasi u qëllua me plumba.
Mema është qëlluar 14 herë duke marrë 7 plumba në kurriz e qafë, nga të paktën dy persona në rrugën “Pavese”, pavarësisht se viktima është përpjekur për t’u strehuar në hollin e shtëpisë.
E kaluara e Fadil Memës në Shqipëri
Në dhjetor të vitit 2005, biznesmeni Sokol Çapja vritet në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Në atë kohë në mesin e të akuzuarve ishte edhe Gentian Beqiri, i njohur edhe si Ardian Meta, i cili u vra në gusht 2012.
Asokohe u dyshua se autorët e vrasjes së Çapjas ishin 3 persona të armatosur dhe me maska. Sokol Çapja vdiq gjatë operacionit. Autorë të atentatit ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta.
Por pas kësaj vrasjeje, oficeri i policisë rrugore, Fadil Mema, u plagos me armë në këmbë nga një atentat i ngritur në afërsi të shtëpisë së tij.
Asokohe familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit, pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokol Çapjen.
Kohë më pas në autoshkollën Fadil Memës vritet kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Për këtë ngjarje policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët e saj.
Pas kësaj ngjarje, për shkak të konflikteve që u krijuan me familjen Çapja, Fadil Mema, u largua nga detyra dhe Shqipëria.
Fadil Mema ka qenë kandidat për deputet i Partisë Social Demokrate në Elbasan, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al