Alarm në stacionin qendror të trenave në Hamburg, identifikohet një person i infektuar me virusin vdekjeprurës Marburg! I riu vinte nga…

Oct 2, 2024 | 17:16
SHPËRNDAJE

Në situatë alarmante është ngritur në stacionin qendror të trenave në Hamburg, ku Policia federale ka ndaluar lëvizjen e disa trenave dhe ka larguar nga terminali pasagjerët.

hamburg

Sipas Bild, është identifikuar se një i ri është infektuar me virusin vdekjeprurës Marburg. Personi në fjalë thuhet se është student i mjekësisë nga Ruanda.

“Ai dhe e dashura e tij hipën në ICE për në Hamburg nga Frankfurt/Main të mërkurën pasdite. Gjatë udhëtimit me tren ai shfaqi simptoma të ngjashme me gripin. Studenti kishte ardhur më parë me avion direkt nga vendi i Afrikës Lindore, ku kishte trajtuar një pacient me virusin Marburg’, shkruan Bild.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, tetë persona kanë vdekur nga virusi që nga e premtja e kaluar, ndërsa janë konfirmuar gjithsej 27 raste të infektimit me Marburg.

Infeksioni nga personi në person është i mundur përmes kontaktit me trup. Siç raporton “Ärzteblatt”, sipas Institutit Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg, ende nuk ka një vaksinë kundër virusit.

Virusi Marburg është i lidhur ngushtë me virusin Ebola dhe konsiderohet edhe më i rrezikshëm. Shkalla e vdekshmërisë nga infeksioni është midis 24 për qind dhe 90 për qind të rasteve. Shkakton ethe hemorragjike, e cila shoqërohet me simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura