Alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump, reagojnë autoritetet: Ja si qëndron e vërteta

Sep 18, 2024 | 17:30
SHPËRNDAJE

Një alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump në Long Island ka alarmuar autoritetet policore.

trump

Departamenti i Policisë Nassau konfirmoi për Newsweek të mërkurën në mëngjes se forcat e saj iu përgjigjën një “ngjarjeje të dyshimtë” pranë vendit ku do të mbajë tubimit të ish-presidentit Donald Trump.

“Ne iu përgjigjëm një ndodhie të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk kishte asnjë vlefshmëri të gjetjes së një mjeti shpërthyes”, tha një oficer i informacionit publik për Newsweek.

Oficeri shtoi, duke thënë “ne nuk jemi të sigurt se nga e ka origjinën ky informacion, por mund të konfirmojmë se nuk u zbulua asnjë eksploziv.”

Trump, kandidati republikan presidencial do të mbajë një tubim të fushatës në orën 19:00 në Uniondale, Nju Jork në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau. Tubimi vjen vetëm tre ditë pas një atentati të dytë ndaj Trump në Ëest Palm Beach, Florida.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura