Ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, i ka mbaruar mandati. Në vend të tij është emëruar Nick Abbott, i cili vjen në Shqipëri në shtator.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.
“l Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada britanike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al