Albin Kurti në Bruksel: Të hiqen masat e BE-së dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Sep 19, 2024 | 16:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel ka kërkuar që të hiqen masat e Bashkimit Evropian dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

albin kurti ursula

Ai ka qenë pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.

Në këtë kontekst, Kurti ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate, raporton Koha.

Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar  që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta, të hiqen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura