Albin Kurti: Sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit shtetëror

Sep 24, 2024 | 14:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se terroristët që kanë organizuar sulmin në Banjskë para një viti kanë qenë të përgatitur për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.

kurti

Në zbulimin e tabelës që shënon emërtimin e një rruge me emrin e rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku që u vra në Banjskë, Kurti ka theksuar se sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit të shtetit.

“Rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjkau, i cili ishte bashkë me kolegët e tij në një vend ku ishte përgatitur kurthi për vrasjen e policëve tanë nga paramilitarët, terroristë të cilët janë orkestruar dhe financuar nga Serbia dhe të cilët paraprakisht kishin sjellë shumë armatim në Kosovës për një konflikt më të gjerë e  më të gjatë. Nga konfiskimet e armatimit dhe municionit që ka bërë Policia e Kosovës në Zveçan dhe jo vetëm, del që 10-5 lloje të armëve janë konfiskuar dhe mbi 80 mijë municion”, ka deklaruar Kurti.

“Kjo tregon që Banjska e shtatorit të vitit 2023 ka qenë një plan për ta sulmuar Kosovën, ka qenë një agresion kundër sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, paqes, sigurisë dhe kushtetutshmërisë dhe pikërisht për këtë arsye, meqenëse këtë ne nuk e harrojmë asnjëherë, sot në këtë vend zbuluam tabelën e cila shënon emërtimin e ri të kësaj rruge pra ‘Afrim Bunjaku, sipas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura