Albin Kurti telefonatë me zyrtarin e administratës Biden: Të ndalohet dhuna e bandave të Beogradit deri në zgjedhjet e reja në këto komuna

Jun 1, 2023 | 22:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur se bandat e sponsorizuara nga Beogradi duhet ta ndalojnë menjëherë dhunën në veri të Kosovës.

albin kurti

Ai ka biseduar me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer, duke i thënë se është i përkushtuar të punojë me SHBA-së “në çlirimin e zhvillimin e Kosovës për qetesimin e situatës në veri të vendit”.

Ai tha se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.

“Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura