Alida Hisku kujton regjimin e diktaturës! Si e dëbuan nga skena në kulmin e karrierës, çfarë përmbante ditari që i vodhën shoqet e saj

Dec 14, 2024 | 20:29
SHPËRNDAJE

Alida Hisku kujton vitet e vështira të regjimit të komunizmit, sfidat dhe sakrificat që kaloi për hir të familjes së saj dhe karrierës.

alida 4

Në një intervistë për emisionin “S’e luan topi”, këngëtarja e njohur për publikun shqiptar rrëfeu momentet e vështira të jetës së saj. Ajo tha se në vitin 1983 u zhduk nga çdo gjë dhe u izolua në shtëpi, për shkak të regjimit, pasi shoqet i saj i vodhën ditarin dhe e spiunuan.

alida 3

Këngëtarja tha se në atë ditar kishte shkruar për ëndrrat dhe dëshirat e saj, pasi në atë kohë ishte vetëm 24 vjeçe.

Artistja u shpreh se në ditar nuk kishte asgjë për propagandën veç ëndrrat e një vajze të re. Sakaq ajo tha se forcën për të vazhduar jetën e mori nga fëmijët e saj.

Akuzat për agjitacion dhe propaganda, që ia ngjitën si pusullë pa asnjë bazë dhe etiketimi si armike e partisë nuk e shuan yllin e Alida Hiskut.

Këngët e interpretuara prej saj mbetën të ngulitura ndër shqiptarë e madje u kënduan edhe nga brezat e më vonë. Mjafton kënga “Vajzat e fshatit tim”, që njerëzit ta kujtojnë këngëtaren.

Alida Hisku
Alida Hisku

Pjesë nga intervista

Alida Hisku: E dinim që në festival s’duhet të vishnim pantallona, se ishte modern, nuk duhet të mbanim flokë më të gjata, na i prisnin. Pas festivalit shih si mi kanë pre mua aty. Unë njëherë kam marrë këpucët e Emës, në skenë ishte një gripë te dërrasa, më ngeli këpuca në një dërrasë, e lashë këpucën dhe dola zbathur.

Viti famëkeq 1983

Alida Hisku: U zhduka nga aktivitetet, nga puna, nga çdo gjë, u zhduka nga çdo gjë brenda 24 orëve. Kam qenë 24 vjeçe, mitroloz nuk kisha, kisha shkruar ëndrrat e mia, dëshirat e mia pa asnjë mënyrë propagande. Propaganda ime ishte të këndoja, u mbylla në shtëpi. Nga ana psiqike sot e kësaj dite jam pas ansjë lloj pësimi. Shpresoja që gjithmonë në mos sot nesër do dalësh prapë. Qëndrova në arrest shtëpie deri sa mbaroi dënimi. Kisha dy fëmijët dhe u mora vetëm me ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura