Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare për shkak të tradhtisë, bashkëshorti aferë dashurie me një psikologe divorcesh 20 vite më të re

Jun 26, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Alma Bektashi mori famë me duetin hit “Ti nuk më tradhëton” me Aleksandër Gjokën, në Festivalin e Këngës ‘94, ndoshta nuk e kishte imagjinuar se djali që njohu në atë kohë në Tiranë dhe krijoi familje më pas, do vinte një ditë që do ta tradhtonte.

Sot, pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma po i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese, për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.

Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila ka qenë vetë e para që ka ndarë me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.

Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata janë ende të martuar.

Burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se dhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen. Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja Bektashi ka nisur procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës, lëvizje që po i bën larg vëmendjes mediatike për shkak edhe të faktit se ata janë prindër të dy fëmijëve nga kjo martesë e gjatë, vajzës 23- vjeçare Anisa, dhe djalit 14-vjeçar, Orest.

Pjesë e “The Voice of Albania” për pesë vite. Alma tashmë punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep leksione për teknikë zëri, këndim jazz dhe musical. Me bashkëshortin u njoh në Tiranë në kulmin e saj si artiste, në kohën kur kishte fituar çmimin “Intepretimi më i mirë” i Festivalit të Këngës në vitin 1995.

Më pas me kthimin në Prishtinë e mori dhe partnerin me vete, ku krijuan familjen e tyre. Për shkak të intervistave apo shfaqjes në krah të njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër u bë i njohur edhe Sokoli për publikun, ashtu siç ndodh me të gjithë burrat që i kanë partneret VIP.

Alma Bektashi është një nga këngëtaret më dominante shqiptare dhe numëron shumë këngë, albume dhe videoklipe në karrierën e saj. Në fund të vitit 2011, ajo u përzgjodh nga stafi i “Top Channel” për të qenë pjesë e jurisë profesionale talent showt “The voice of Albania”, çoi drejt fitores talentin e saj Rinën. Alma është e njohur për jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm për shkak të punës dhe karrierës profesionale, por edhe për faktin se u martua në Shqipëri, ndërsa mbaroi studimet në degën e Kantos në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Një ndër këngët e saj të para ishte “Nuk ka tjetër si ai”, që u shoqërua edhe me videoklip si dhe ishte pjesë e “Video Fest Muzikor 2003” ku mori çmimin “Videoklipi më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë”. Po ashtu, u pëlqye kënga “Do të pres, një videoklip ky që ishte pjesë e festivalit “Zhurma Show Awards” në vitin 2004.

Gjatë karrierës së saj që pas viteve ‘90-të, Alma ka marrë pjesë edhe në shumë festivale ku ka qenë fituese e disa çmimeve të para. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike”, në vitin 1999 me këngën “Ti Largohu”, dhe në vitin 2002 me këngën “Më mungon”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura