Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka treguar detaje nga vizita e tij në SHBA, ku dhe u fotografua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
I ftuar në News24, Këlliçi u ndal tek aludimet se ka paguar 25 mijë dollarë për një foto me Trump, pretendime të cilat i hodhi poshtë duke thënë se nuk ka paguar asnjë qindarkë.
“Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore”, tha Këllëçi.
Ndër të tjera ai tha se në SHBA ka qenë në kuadër të takimeve me shqiptarët e diasporës dhe se me ftesët të zyrtarëve të Partisë Republikane, e cila është simotër e PD-së, ka pasur mundësinë edhe të takohet me ish-presidentin amerikanë, Donald Trump.
“PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Kemi ura bashkëpunimi me këtë parti, si dhe kongresmenë e senatorë të kësaj partie. Përmes një ftese që më erdhi nga partia republikane pata mundësinë edhe të takimit me Presidentit Trump”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Këlliçit: Vizita e planifikuar për rëndësinë jetike që ka votat e diasporës. Zhvillova takime në shtetin e Michigan-it, ku ka një përqendrim të madh shqiptarësh, rreth 150 mijë shqiptarë. U ndjeva edhe keq sepse takova shumë demokratë të larguar së fundmi. PD është simotër e Partisë Republikane në SHBA. Kemi ura bashkëpunimi me këtë parti, si dhe kongresmenë e senatorë të kësaj partie. Përmes një ftese që më erdhi nga partia republikane pata mundësinë edhe të takimit me Presidentit Trump.
Po të pyesni Ramën mund të kërkojë edhe paraqitjen si gruaja apo bashkëshortja e dikujt tjetër, siç u paraqit Rama në 2019 për foton me Obamën. Ndaj biznesmeni shqiptar është edhe i dënuar për këtë gjë. Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al