Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me me një mesazh të drejtpërdrejtë për Sali Berishën, duke thënë se i qëndrojnë pozicionit të tyre se nuk angazhohen me njerëz të përfshirë në korrupsion.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka vlerësuar diskutimet me përfaqësues të opozitës, duke thënë se një opozitë e shëndetshme është pjesë e rëndësishme në demokraci.
VanHorn thotë se nxit të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.
Ky mesazh i te Ngarkuares me Pune vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare te 11 majit.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al