Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i ka dorëzuar presidentit Bajram Begaj progres raportin për Shqipërinë.
Begaj shprehet se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe se progres raporti i nxit të punojnë në shumë në arritjen e këtij objektivi.
Postimi i Begajt:
Ditë e mirë për Shqipërinë!
Kënaqësi të prisja sot Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili më dorëzoi zyrtarisht progres-raportin për Shqipërinë.
Përfundimisht, Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të avancimit të pandalshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Progres-raporti na nxit të punojmë fort të gjithë së bashku për të arritur objektivin tonë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al