VIDEOLAJM/ Ambasadori i BE-së mbërrin në Kuvend, momenti kur përballet me opozitën në shkallët e Parlamentit

Oct 31, 2024 | 12:15
SHPËRNDAJE

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, për të dorëzuar raportin e Komisionit Evropian për negociatat e Shqipërisë me BE.

Në momentin e hyrjes në Kuvend Gonzato është përballur me deputetët e opozitës të përjashtuar nga Kuvendi.

Siç duket edhe video Gonzato shkëmbehet me deputetët opozitarë në shkallët e Kuvendit.

Deputetët e opozitës janë përjashtuar nga Kuvendi për shkak të tensioneve dhe përplasjeve që kanë pasur në parlament në seancat e mëparshme.

Ndërkohë kujtojmë se Gonzato mbajti më herët një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama nga ku foli për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjate konferencës Silvio Gonzato tha se Komisioni Europian është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin e Shqiperise ne BE deri në fund të 2027.

Gonzato: Nuk do lodhem kurrë së theksuar se sa shumë kjo shënon një moment kyç në rrugëtimin drejt anëtarësimit.

Vërehet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE si përparësi kyçe. Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë grupkapitujt deri në fund të 2025. KE mbështet çeljen e gupakpitullit 6 marrëdhëniet me jashtë nëse ky trend pozitiv vazhdon.

Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.

Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura