Ambasasori i BE në Tiranë takohet me ministrin Hoxha: Ramë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit

Aug 27, 2024 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Ervin Hoxha.

456960228_898016925684611_3721692690235435035_n

Gonzato tha në këtë takim se sundimi i ligjit është thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Po ashtu bëhet me dije se është diskutuar për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.

“Takova sot Ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ramë dakord se sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE. Gjithashtu folëm për partneritetin tonë të ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave. Bashkimi Evropian 🇪🇺 mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë 🇦🇱 e zbatimit të ligjit.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura