Analisti: Ti je shalqi pa provë- Debat në studio për zgjedhjet 2025! Lapaj: Rama nuk do kalojë 70 mandate në Parlament

Nov 4, 2024 | 21:58
SHPËRNDAJE

Analisti Arjon Sulo debatoi në studion e emisionit “Open” me kreun e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj lidhur me zgjedhjet e 2025 dhe votën e diasporës.

sulo 1

Analisti tha se zotimi i kryeministrit Rama për të mbuluar qeveria koston e postës për votat e diasporës është në shkelje të ligjit.

Ai tha se kjo gjë bëhet nga Rama në mënyrë që ai të sigurojë votat e diasporës dhe për të marrë mbi 90 mandate në zgjedhjet parlamentare 2025.

Ky mendim i analistit revoltoi Adriatik Lapajn, i cili i tha se Rama nuk do të kalojë as 70 mandate në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Në një moment Sulo i tha Lapajt: “Jam dakord me Ramën, ti je shalqi pa provë. Ore ai është i kalbur por ti nuk je provuar akoma. Kur ta mundësh atëherë flasim”.

Pjesë nga debati

Analisti, Arjon Sulo: Kjo është tjetër shkelje ligji, hera e parë që e dëgjojmë se votimin e emigrantëve do ta mbulojë qeveria. Në pamje të parë duket se është në të mirë të qytetarëve. Kush është qeveria? Kryetari i PS, që thotë se ja unë ndryshova ligjin për ju. E gjitha ndodh që ai të shkojë plus 90.

Lapaj: Rama nuk do kalojë 70 mandate. Ç’është kjo 90? O i nderuar ju e trajtoni sikur ky vjen nga 3 mandate me 10% rritje të ekonomisë.

Sulo: Si s’ka ndonjë gjë. Pse i bën në fushatë legalizimet ai? Ai i thotë emigrantëve që ja paguaj unë, ua paguaj unë bababi i popullit.

Lapaj: Unë po të them të vërtetën time modeste. Nëse mendoni se diaspora ra e vdiq se do ua paguajë qeveria koston e do manipulohen. Bëka projeksione ky që do marri 90 mandate plus. Sot ky zotëria pas një bilanci tmerrues, këtu në këtë qytete nuk ka njerëz të lumtur dhe ti më thua që ky do marrë 90 plus mandate.

Sulo: Këtu jam dakord me Ramën, ti je shalqi pa provë. Ore ai është i kalbur por ti nuk je provuar akoma. Kur ta mundësh atëherë flasim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura