AGRON GJEKMARKAJ
Pas 10 vitesh heshtje te perballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuaren foli dhe kur flet vetem per të i bie që pesha në të tashmen në kohen e vertete si e quajnë ruset “ nastajashcjeje vremja” është e vogel, tejet e vogel!
U shfaq ne emisionin e mirenjohur “Opinion” të Blendi Fevziut me mjeker dhe floke të lyer me bojë të mirë por i ri nuk dukej më në asgjë! Edhe gromesimat i kishte të lodhura e të rrafshta, cinizmin si shpatë pa teh dhe tehu ishte shnderruar ne kreher per mjekren e Edi Rames!
Koha e gjatë e mos shfaqjes na kishte bërë disi nostalgjikë. Ky vendi ynē i rrotullon gjerat aq shumë e shpejt se paaftesia per seriozitet merret per liberalizem, shitjet e posteve si ikje me vullnet, ikjet e detyruara nga zyra si tolerance, dekadenca e banaliteti si forme demokracie, etja për xhin si shije për jeten, zhgrryerjet në buzuk kur pllakos tragjedia e vdekjeve si jete e shijuar!
Ato qe na u imponuan si elita te dala nga komunizmi në planin etik bartin shumica , te gjitha veset e “njeriut të ri “ sidomos atë me themeloren pershtatjen me pushtetin , uljen e kurrizit, debimin e krenarise, perfitimet ndaj tij deri ne grahmën e fundit te pashqetesuar nga nga mungesa e koherences!
Qe Fatos Nano kthehet ne kohe fushatë e ben përpjekje të ndihmojë ish partinë që ka drejtuar për 15 vjet e pasardhesin në drejtim në dukje ngjan e fisme !
Por kjo nuk pat ndodhur në vitin 2007 kur u mbyll me Sali Berishen në Pallatin e Zogut për ti bërë presion Edi Rames që të futej në zgjedhjet lokale e kur ato ndodhen në krah të të ndjerit Sokol Olldashi e nxorri kokën në një mejhane kryeqytetase!
Desh të bëhej President atij vakti po Rama ja preu drutë shkurt dhe as e percolli kur nga kulla e PS doli i shoqëruar me Ilirin !
Me heret po edhe asokohe i qarkulloi akuzat se Rama “shiste ikona të vjedhura” qe rrinte me “thonj të pa prere” e plot ojna sarkastike! Mbreme sulmoi Ilir Meten megjithese diku nga 2009 i buzeqeshur i pat bërë shoferin duke ja pranuar syshkeljet!
Fatos Nano ka qenë i burgosur dhe perceptimi është që ajo kohe mbeti një njolle për demokracinë shqiptare dhe për pushtetin e Sali Berishes të atyre viteve dhe per këtë ai u denua jo vetem elektoralisht por edhe me revolta në vitin 1997.
Më vonë Nano akuzoi më shumë të vetët për ketë fat të keq sesa ish Presidentin me të cilin bashkëpunoi dhe ja pranoi të gjitha favoret në periudhen e dytë të rikthimit në pushtet gjatē 2005-2013.
Mbrëmë u viktimizua ne funksion të qellimit për t’i shërbyer Ramës i cili me gjase do ta caktojë përgjegjës së qendrës së votimit në Farkë!!
Në këtë frymë bashkëpunimi me Berishën, Nano as shitej as blihej, por ngjante i marrë me qira!
Kësisoj as në 2013 e as në 2017 nuk shpenzoi një fjalë të mirë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij i cili nuk ja kursente thumbat me zogëzat e këndesët e vet!
Ish Kryeministri atje në mes të Vienës, ndoshta duke administruar ndonjë akçihane nuk mërzitej shumë persa ndonjë kanal optimizmi nga Tirana mbetej ende i hapur!
Teksa sulmonte Sali Berishën tha një të vërtetë që në politikë të mban vota, por harroi teksa kujtonte motet e shkuara të na përsëriste që Berisha e mundi disa here pikërisht me vota e me to e nxori në pension vetëm 53 vjeç!
Ashtu në inat e sipër iku me një valixhe nder duar qe e kishte lidhur pas dore si te ishin kode bërthamore e jo letra e të linjëta! Nejse mënyra sesi Rama qeveris na nxiti jo pak në krahasim dhe më pak e keqja na dukej ku e ku më e mirë ! Por jo vete Nano lëvdoi në gjithçka Edi Ramën, për mënyren si qeveris për njerëzit me të cilët qeveris! Oh ka nderrue stina e mota do thoshte Fishta!
Dikur Edi Rama i dërgonte letra plot patos, komplimente e servilizëm bajat duke e konsideruar gjeni e lider te madh, duke i kërkuar falje se nëse të gjitha ato që thotë nuk janë diamant sëpaku tunxh do jenë!
Mbrëmë që nata e hakmarrjes se Edi Ramës tek e pa Fatos Nanon që të tilla letra t’ja bënte publikisht, ta admironte, ta mbronte , ta justifikonte sikur dikush nga shtëpia i fliste me kufje në vesh, vazhdo kështu se na duhet ca leje ndertimi, përbaltu, cfilitu, vuaj se gëzimi qe na pret do jete shpagues!
Në 2018 djali i Fatos Nanos u emërua drejtor i një agjensie të rëndësishme! Dihet si dhe pse Edi Rama i bën të tilla emërime paçka se në parim kushdo ka të drejtë të bëje karrierë e cila në këtë vend sot kalon vetëm nëpërmjet një njeriu qe po s’i ofrove mbështetje s’të jep asgjë!
Nano i cili dikur pretendonte se nga pas i shkon historia tani ngjan ta ndjekë vetë m refreni i një kënge “për ca shëtitje në makinë, e humbe rininë”!
Shqipëria është vendi më interesant në botë, ajo të jep mundësinë të turpërohesh sa herë të kesh qejf duke të dhënë vëmendje!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al