ANALIZA/ Armët 3D dhe lufta, jo vetëm SHBA, por edhe Evropa gjithashtu ka problem të madh

May 25, 2022 | 13:00
SHPËRNDAJE

Në fillim të vitit 2021, një hetim i Europol-it çoi në sekuestrimin e mbi 1500 armëve të zjarrit. Shumë prej tyre ishin pistoleta 3D të konvertuara në armë zjarri, si ajo e përdorur në korrik 2021 nga personi që vrau gazetarin holandez Peter de Vries.

armi fiera bucarest epa-2

Gjithashtu në Holandë, autoritetet kundër krimit kanë ngritur alarmin për armët e printuara 3D: projektet janë online, pjesa tjetër e bëjnë printerat.

Policia holandeze ka informuar Europolin se midis armëve të sekuestruara, numri i atyre që prodhohen në mënyrë të pavarur, shpesh në laboratorë po rritet çdo vit.

Dhe frika është se jo vetëm kriminelët, por edhe ekstremistët po përdorin printera për të marrë një armë ose pushkë me çmim të lirë. Për më tepër, edhe nëse nuk jemi në Shtetet e Bashkuara.

Evropa ka prej kohësh problem me armët: vlerësimet e fundit kanë llogaritur se çdo vit pothuajse 7 mijë qytetarë të BE-së vdesin nga plagët me armë zjarri, rreth 1 vdekje për 100 mijë banorë.

Pothuajse 80 milionë armë në duart e qytetarëve evropianë

Një raport i vitit 2015 nga Instituti i Paqes mbi armët e zjarrit dhe vdekjet e dhunshme në Evropë vlerëson se civilët në Evropë kanë rreth 79.8 milionë armë zjarri, si të mbajtura legalisht ashtu edhe të paligjshme.

Raporti thotë se aktualisht ka të paktën 25 milionë njerëz që posedojnë armë në BE. Evropianët kanë kryesisht pushkë (për shembull, armë gjahu) dhe, në një masë më të vogël, pistoleta dhe revole. Në shifra absolute, një numër i madh i këtyre armëve besohet se posedohen në Gjermani (25 milionë), Francë (13 milionë) dhe Itali (8 milionë), megjithëse disa vende si Finlanda, Qiproja apo Suedia kanë norma më të larta të posedimit të armëve për banore.

Sipas studimit, rreth 6700 njerëz në Bashkimin Evropian vdesin çdo vit nga plagët me armë zjarri dhe analiza e të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për periudhën 2000-2012, të cituar në raport, tregon se gati tre të katërtat e këtyre vdekjeve ishin vetëvrasjet ndërsa vrasjet përbënin 15% të vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Raporti vendos gjithashtu një lidhje të drejtpërdrejtë midis posedimit të armëve të zjarrit dhe numrit të vdekjeve, duke vënë në dukje se në vendet me më shumë armë zjarri në përgjithësi ka më shumë vdekje.

Një tezë që bie ndesh me mendimet e atyre që, si Donald Ttrump, thonë se një masakër si ajo e Sutherland Springs nuk ka të bëjë fare me thjeshtësinë me të cilën mund të blihen armët në Shtetet e Bashkuara.

Tregu i zi i armëve dhe direktiva e BE-së

Në Evropë, të paktën 67 milionë armë thuhet se janë të paregjistruara ose të mbajtura ilegalisht. Në vitin 2017, në vazhdën e sulmeve terroriste që kishin treguar lehtësinë e kriminelëve për të zotëruar një armë, Brukseli miratoi një reformë të ligjeve për kontrollin e armëve, me rregulla më të rrepta për të ndaluar këtë treg.

Direktiva e re i klasifikon armët e zjarrit në katër kategori (A deri në D) dhe përcakton rregullat për përdorimin e tyre civil. Armët më të rrezikshme të zjarrit, kategoria A, mund të jenë në pronësi private vetëm nëse ato janë çaktivizuar.

Ndërkohë, autoritetet e zbatimit të ligjit të krimit në disa shtete evropiane kanë raportuar një rigjallërim të tregut të zi. Ndërsa kohët e fundit, me shpërthimin e luftës në Ukrainë, ka pasur një rritje të blerjeve legale në disa vende. Polonia, për shembull, po shqyrton lehtësimin e rregullave për të lejuar qytetarët të armatosen dhe të përgatiten për një pushtim të mundshëm rus.

Përgatiti: Leandro Bardhuli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura