NGA LUTFI DERVISHI
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut. Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktorësh.
1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.
Praktikisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë ankohen për mjedis jo miqësor.
2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojnë në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.
Praktikisht nuk kemi normë të lartë interesi.
Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:
3. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.
Praktikisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar
Teorikisht monedha forcohet kur kemi:
4. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.
Teorikisht institucionet dhe ligjet i kemi të mira, praktikisht…
Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:
5. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve. Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.
Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.
Teorikisht monedha vendas forcohet nga:
6. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni “mallkimi i burimeve”.
Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë I shpërdorojmë
Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:
Rritjen e numrit Turisteve
As me remitancat
As me eksportet
As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.
As (vetëm) zgjedhjet.
Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor
pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…
Pse tregohemi egoist dhe mendojmë vetëm për veten?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al