Analiza e ish-trajneri Kapelo: Interi i dënuar të fitojë, gjithçka vendoset në… mesfushë

Nov 10, 2024 | 15:40
SHPËRNDAJE

Në panoramën e futbollit italian, ku rivaliteti dhe talenti ndërthuren për të krijuar faqe të pashlyeshme të historisë, një ndeshje mes gjigantëve ngjall gjithmonë vëmendje dhe pritshmëri të mëdha.KAPELO AKy është rasti i përplasjes së radhës direkte në krye të Serisë A mes Interit dhe Napolit, një duel që nuk paraqitet vetëm si një ndeshje klasike kampionati, por si një përballje e vërtetë për garën e titullit. Deklaratat e Fabio Capello, një figurë emblematike e futbollit italian me pesë kampionatet e tij të fituara si trajnerin, hedhin më shumë dritë mbi kuptimin e thellë të kësaj ndeshjeje.

DUELI I SË DIELËS– “Inter-Napoli premton të jetë një klasike titulli, sidomos duke parë se si në sezonet e fundit dy klubet janë treguar gjigantë të Serisë A, me Interin fitues dy herë të titullit dhe Napolin një herë. Rëndësia e kësaj ndeshje ndihet veçanërisht për Napolin, sidomos pas disfatës së fundit ndaj Atalantës, e cila mund të rëndojë në qasjen dhe psikologjinë e skuadrës. Kjo është një mundësi e menjëhershme për Napolin që të tregojë veten dhe vlerat që ka.”

DY TRAJNERËT – “Kjo ndeshje përfaqëson gjithashtu një duel magjepsës mes dy trajnerëve të profilit të lartësi Konte dhe Inzagi, të cilët kaluan stafetën në krye të Interit, duke lënë secili një gjurmë të rëndësishme. Teksa Konte në krye të Napolit po përpiqet të rikrijojë magjinë e titullit të fituar dy vjet më parë, Inzagi konfirmon veten si favorit të përjetshëm, me presionin për të çuar skuadrën më të fortë drejt fitores përfundimtare. Puna e Kontes do të fokusohet në forcimin e psikologjisë së lojtarëve të tij, veçanërisht pas disfatës së pësuar nga Atalanta, duke u përpjekur të ringjallë shpirtin luftarak që karakterizoi fitoret më domethënëse të Napolit deri më tani. Inzagi do ta ketë më të lehtë. Lojtarët po i përgjigjen në mënyrë të mrekullueshme rrotacionit dhe nuk do të gabojë cilado të jetë zgjedhja. Për mendimin tim, rrotacionet e tij janë ‘shkencore’. Zikaltrit nuk kanë nevojë për motivim kur përballë kanë gjahun ‘e majmë’…”

LOJTARËT KYÇ – “Ndër faktorët përcaktues për rezultatin e ndeshjes është rikthimi në fushë i Hakan Çalhanoglu për Interin, kontributi taktik dhe mbrojtës i të cilit do të jetë thelbësor. Turku është si maja e ekuilibrit taktik për Inzagin. Mund të ketë edhe një lajm të mirë për Napolin, me rikthimin e mundshëm të Lobotkës, përdorimi i të cilit mund të jetë vendimtar në përplasjen direkte në mesfushë. Do të jetë një sfidë që do të kalojë shumë nga mesfusha, pa i hequr asnjë meritë sulmuesve pasi Kvara e Lukaku në një anë e Lautaro me Turamin në tjetër premtojnë gjithashtu të jenë vendimtarë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura