Analiza e rëndësishme për foshnjen në bark nuk kryhet në shtet, është prishur aparatura

Jan 27, 2017 | 20:13
SHPËRNDAJE

Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” nuk  kryhet analiza e Amiocentezës (analizë për foshnjën  në bark nëse është i prekur nga sindroma Down)

Analiza e Amiocintezës është një analizë shumë e rendësishme për gratë shtatzëna në menyrë që të kontrollojnë foshnjën në bark nëse është prekur nga sindroma Down.

Emisionin investigative “BOOM” shkoi në Maternitetin “Mbreteresha Geraldinë”. Doktori përgjegjes  pranë këtij materniteti thotë se  prej muajsh aparatura është prishur.

Të gjendur para faktit që kjo është një analizë shumë e rendësishme për një grua shtatzënë mjeku na tregon mënyrën sesi mund të  bëjmë këtë analizë. Zgjedhja është një klinikë private dhe kostoja është 300 mijë lekë.

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”:Këtu e kemi pas bërë ne gratis(anliza e Amiocentezës), merrej lengu atje te Qendra e Gruas  edhe sillej këtu dhe nga ajo pastaj me ADN-në bëhej zbërthimi . Aktualisht nuk punon aparatura ka nja 3, 4 muaj kështu që në qoftë se do ta bësh ti duhet ta bësh vetëm privatisht.

Gazetarja: Në çfarë mënyre duhet ta bëj?

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”: a- Privatisht , b-Si? Merret lëngu në Klinikë. Te Klinika që e ka doktoresha jonë që merret me këtë. Klinika është aty të Hotel “Presidenca” , te “Carlsbergu”. Duhet ta kesh idenë është Klinika …., Merita i merr këto lëngjët. Kushton 100 mijë lekë marrja e lëngut dhe analiza 200 mijë lekë. Ajo merret në telefon ia nxjerrim ADN-në  dhe  bëjmë për Down apo jo , është apo jo.

Gazetarja: Këtu (në maternitet) nuk i bëni ?

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”: Këtu në spital nuk bëhët ka disa muaj sepse një nga aparaturat është prish dhe erdhi ajo për riparim, do gjej pjesën  domethënë ka probleme. Nuk dimë gjë kur do rregullohet.

Gazetarja: Në qoftë se unë do ta bëj do shkoj te ajo atje?

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”: Në qoftë se ti do ta bësh do të shkosh të Merita, më thuaj kur do të shkosh  ta marrësh , ta marrim në telefon  se ajo (Merita) një ditë dy ditë në javë rri roje , ta marrim në telefon.

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”: Ma shiko içik, të premtën..po  është aty ëëë? Edhe të shtunën paradite është ?  aaa të shtunën mund të jetë roje ? Po domethënë e premtja duhet patjetër? Ok!  Mirë Dorinë hajt ciao, mirupafshim. 

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”:Në datë 2 , të premtën është aty, të shtunën qenka roje. Kështu që në qoftë se do zgjedhësh për javën që vjen është ditë e premte. Të hënën është ajo s’diskutohet. E mira është që ta bësh në fundjavë  që të rrish..

Gazetarja: …që të pushoj, se unë këtë nuk e dija.

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”:  Duhet me patjetër.  Dhe merr dhe nja dy gjera një antibiotic e kështu ti japin.

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”: Herë kanë qënë me lek hërë pa lek, këto që kanë qënë mbi 35 vjeçe a e bënin gratis, ka qënë njëhërë ky rregull se ka rrëzik më  të madh, e bënin me pagesë. Kështu që ka qënë ndryshe këtu nuk është se ka qënë gratis këtu.

Gazetarja: Po 300 mijë lekë jo?

Doktor Grigori Materniteti “Mbreteresha Geraldinë”:Tashi e kemi mjekësinë falas  dhe kemi thënë që do tua bëjmë gratis po është prish aparatura , ça të bëjmë? Se kështu është kur  është fare gratis do prishet ndonjë gjë. Degjohemi … Në qoftë se ti je në punë ajo merr kështu deri në orën 13.00, se do nja dy ditë që të rrish në shtëpi, e mira është që ta marrësh në fundjavë.

Shkojmë pranë klinikës së doktoresh Merites e cila na shpjegon proceduren qe ndiqet dhe na ripohon koston prej 300 mije lekesh te vjetra . Pranë kesaj klinike behet marrjen e Likidit ndersa si laborator reference kanë dikë tjetër, domethënë që e çojnë materialin atje nuk është se bëhet këtu në laboratorin te klinikës private.

Qytetarja: Unë kam motrën shtatëzane, i kanë dal pak keq anlizat për këtë punën e bebit, i kanë dal me high rrisk edhe shkoi te materniteti dhe te materniteti thanë që nuk bëhët ajo analiza e femijës për..

Recepsioni i Klinikës Private: Amiocenteza?

Qytetarja: Amiocenteza për down-nin, edhe na orientuan ketu te klinika e doktoresh Meritës.

Recepsioni i Klinikës Private: Ja një sek se është doktoresh Jonida ta pyesim, për sot e do?

Qytetarja:  Jo ideja është se une dua të di sa bën, kur mund të vi ta bëj?

Recepsioni i Klinikës Private: Si analizë kushton 300 mijë lekë.

Qytetarja: 300 mijë lekë! Kur mund të vi ta bëj?

Recepsioni i Klinikës Private: Ja e pyësim doktoreshën…

BISEDA ME DOKTORESH Joniden

Mjekja:Ne thjesht bëjmë marrjen e Likidit këtu ndërsa si laborator reference kemi dikë tjetër, domethënë që e çojmë materialin atje nuk është se bëhet këtu në laboratorin tonë. Sepse është analizë genetike

Qytetarja: Zbërthehet AND-ja.

Mjekja: Po,po. Domethënë përcaktohet  baza kromozomike.

Qytetarja:Ideja është se këtu ajo vjën e i merrni lengun dhe e vazhdoni ju me procedurat e tjera

Mjekja: Po ne kemi një laborator reference

— Vjen mjekja tjeter (MERITA)

Qyetarja:Tani që të them dhe këtë pjesën tjetër , çmimi është i padiskutueshëm?

Mjekja: Po është fiks.

Mjekja: Në rast se shkoni, ju shkoni ku të doni. Ne kaq e kemi çminin

Ndërhyn doktoreshe Merita

Mjekja: Në qoftë se kjo do, ne marrjen e kemi 100 (mijë lekë), paguaj 100 marrjen dhe merr likidin dhe çoje ku të duash.

Qytetarja: Po ku ta çoj likidin?

Mjekja: aaaaa, aty pra se kudo që ta çojnë bën 500-600 euro  vetem ajo. Grigori e bën 200 (mijë lekë). Edhe marrjen e ke 300-400 euro gjithandej. Unë e kam 100. Pra më mirë se linja e Grigorit nuk të shkon asnjë linjë tjetër. Grigori të ka sjell këtu. Grigori është gjenetisti që bën analizën, unë jam mjekja që marr analizën. E marr Likidium dhe ia jap Grigorit.Grigori për atë analizë do 200 mijë lëkë, unë dua 100 mijë lekë. Tani kudo që të shkosh ti , qoftë ta marrësh, qoftë ta bësh nuk ke kështu çmimesh. Këto janë çmime bazë fare.

Qytetarja: Kuptoj

Mjekja: Ja shko e pyet te Amerikani , shko e pyet te Hygea sa është sepse nëper spitale bëhët nuk bëhet në privat  tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura