Ançeloti ka vendosur të largohet, presidenti Perez piketon ish-lojtarin e Realit për stolin

Jan 20, 2025 | 18:30
SHPËRNDAJE

Karlo Ançeloti ka vendosur të largohet nga Reali në fundin e këtij sezoni. Ky vendim tregohet përfundimtar për teknikun 65-vjeçar, që kontratën e ka të vlefshme deri në verën e vitit tjetër.

ANCELOTI PEREZ REAL MADRID

Presidenti Perez duket se e ka alternativën kryesore. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Realit, Ksabi Alonson.

Spanjolli ka bërë mjaft mirë te Bajer Leverkusen. Kontrata e tij vlen deri në verën e vitit tjetër, megjithatë çdo gjë mund të ndryshojë.

Ndërkohë më parë Ançeloti është përfolur për t’u ulur në stolin e Brazilit. Kështu nuk përjashtohet mundësia që ai në të ardhmen të drejtojë një përfaqësuese kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura