Andres Iniesta ka blerë klubin e Helsingor në Danimarkë. Ish-lojtari ka vendosur të rikthehet kështu në futboll, pasi vari këpucët në gozhdë.
“Është një klub emocionues me shumë lehtësira, shumë njerëz të mirë që janë pjesë dhe jashtë klubit. Një potencial në qytet për t’u bërë pjesë e rëndësishme në futbollin danez”, u shpreh Iniesta këtë të enjte.
Klubi i Helsingor militon në ligën e tretë për nga rëndësia në futbollin danez. Aktualisht ato mbajnë vendin e shtatë në një renditje me 12 skuadra.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al