Parashikohet që nesër rreth orës 8:00 të mëngjesit të kryhet ankorimi i anijes “Moliva” si dhe të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. Vendimi është mare pas një mbledhje te autoritetit portal me policinë te zhvilluar sot.
Sipas disa burimeve nga porti dhe kapitaneria ” është parashikuar qe 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontenjerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhet në radën e portit.
Kapiteneria e Portit e kintaktuar nga neës24 pohoi se jane be dijeni të vendimit të marrë por po presin shkresen zyrtare nga Autoriteti Portual me email për të vendosur hyrjen e anijes në Portin e Durresit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al